Leonardo: Milani nuk e ka menduar shkarkimin e Gattusos, Higuain një lider

Prishtinë | 28 Dhj 2018 | 19:24 | Nga Ekonomia Online

Drejtori teknik i Milanit, Leonardo këmbëngul se klubi nuk ka menduar kurrë ta shkarkojë trajnerin, Gennaro Gattuso.

Ka pasur spekulime se ish-mesfushori do të shkarkohet nëse rossonerët nuk fitojnë ndaj Spal, por këto lajm bien poshtë.

“Nuk kemi menduar kurrë për ndryshimin e Gattusos”.

” Milan e filloi me ngut këtë vit, dhe po përpiqemi ta rregullojmë një situatë që ka filluar në këtë mënyrë”.

“Ne jemi në hap me objektivin tonë, i cili është të përfundojmë në katër pozitat e parat. Tani jemi aty”.

“Pronarët e dinë situatën dhe na duhet që të gjithë të bashkëpunojnë dhe të bashkohemi. Nuk ka asnjë plan për ta ndryshuar Gattuso, dhe Milan nuk ka kontaktuar askënd”.

Ai u ndal dhe goli edhe për çështja tjetër të madhe në Milanello, që është Gonzalo Higuain dhe spekulime që ai mund të largohet në janar për t’u bashkuar me Chelsean.

“Është e vështirë për një sulmues kur ai nuk shënon”.

“Ai është në një situatë delikate, pasi është i huazuar nga Juventusi”.

“Marrëdhënia jonë me të është shumë e drejtpërdrejtë. Ai ka një rol të rëndësishëm për ne dhe ai e di këtë. Ai ka një rol udhëheqës, sepse ai ka fituar shumë”.

“Ne kurrë nuk kemi pasur dyshime për Higuainin, kurrë nuk kemi vënë në dyshim pozicionin e tij: asgjë nuk ka ndryshuar”.

“Chelsea nuk ka pasur asnjë ofertë për të. Askush nuk na ka pyetur për të dhe ai nuk ka kërkuar të largohet”.

“Ai është një lojtar i Juventusit, ne kemi një opsion në fund të vitit”.

“Nuk ka asgjë tjetër për të thënë. Ai duhet të marrë përgjegjësinë e tij dhe ta bëjë atë në fushë”, deklaroi Leonardo.

Të ngjashme