Leonardo: PSG nuk ka marrë ende ofertë nga Barcelona

Prishtinë | 21 Kor 2019 | 18:07 | Nga Ekonomia Online

Drejtori sportiv i Paris Saint-Germain, Leonardo, ka thënë që klubi ende nuk ka pranuar ndonjë ofertë nga Barcelona për Neymar.

Sulmuesi brazilian dëshiron që të rikthehet në Camp Nou këtë verë, por kampioni spanjoll nuk mund ta përballojë shumën prej 222 milionë eurosh që po e kërkojnë parisienët.

“Nuk ka pasur asgjë të re që nga hera e fundit kur kemi folur. Absolutisht asgjë”, ka thënë Leonardo për Le Parisien.

“Çështja nuk ka ndryshuar dhe nuk ka pasur ofertë konkrete për Neymar. Neymar është me ne dhe është lojtar i Paris Saint-Germain”.

Të ngjashme