Leonardo rrezikon postin. Milani, me sytë nga Igli Tare

Prishtinë | 15 Maj 2019 | 16:12 | Nga Ekonomia Online

Te Milani s’ka asnjë të sigurtë. Tashmë, edhe Leonardo rrezikon pozicionin te klubi kuqezi.

Drejtori teknik është nën vëzhgim nga grupi “Elliott” që drejton Milanin. Disa blerje si Higuain apo Laxalt nuk kanë rezultuar efikase për skuadrën, gjë që fondi anglo-amerikan e bazon në shumë analiza me fatura financiare.

Prej pak ditësh po flitet për drejtorin sportiv të Lillës, Luis Campos, i cili konsiderohet si personi që zbuloi Kylian Mbappe dhe shumë lojtarë të tjerë me vlerë.

Megjithatë veç tij, një emër që po lakohet momentet e fundit është Igli Tare, aktualisht drejtor i Lazios, por që vlerësohet shumë nga fondi “Elliott” për punën e bërë në këto vite te bardhekaltrit./tch

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme