“L’Equipe” zbulon klubin e ri të Zidanes

Prishtinë | 15 Gus 2018 | 13:26 | Nga

Zinedine Zidane spekulohet me kalim në Manchester United.

Marrin konfirmim në Francë nëpërmjet rreshtave të gazetës prestigjoze L’Equipe, zërat që qarkulluan në mediat angleze dy javë më parë.

Sipas L’Equipe, Zinedine Zidane trajneri që fitoi 3 herë Championsin në 3 sezone me Realin e Madridit, mund t’u japë fund në kohë rekord pushimeve.

Pas lamtumirës së paparashikuar nga Los Blancos, Zidane është gati për një eksperiencë të re te një tjetër klub shumë i madh në arenën europiane.

Ish kampioni i botës me Francën në 1998-ën mund të marrë drejtimin e Manchester United për të zëvendësuar portugezin Jose Mourinho.

Raportet e Special One me drejtuesit e Djajve të Kuq janë acaruar ndjeshëm pas merkatos jo shumë të kushtueshme që zhvilloi klubi këtë verë dhe për këtë arsye Mourinho mund të shkarkohet nga detyra në ditët e ardhshme edhe pse United e nisi sezonin e ri me këmbën e mbarë pasi mposhti 2-1 Leicester-in në ndeshjen hapëse të Premier Leagues, transmeton “SS”.

Sipas gazetës franceze, kalimi i Zidane te Manchester United po merr gjithnjë e më shumë formë nga dita në ditë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme