“Lëreni Brojën të luajë futboll”

Prishtinë | 20 Jan 2022 | 17:33 | Nga Ekonomia Online

Armando Broja po përjeton një nga eksperiencat më të mira në karrierën e tij te Southampton.

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare ka ngjallur vëmendjen e të gjithëve me paraqitjet e tij këtë edicion.

Southampton e ka në huazim lojtarin, derisa ka zëra se Chelsea mund ta rikthejë sezonin tjetër.

Sido që të jetë, trajneri i Southampton, Ralph Hasenhuttl, e ka të qartë se dëshiron Brojën në ekipin e tij edhe sezonin tjetër, por do të presë deri në fund të sezonit për të folur me Chelsean.

Ai kërkon që mediat dhe të tjerët ta lënë Brojën të fokusohet në futboll, ka kohë për të ardhmen.

“Është këtu deri në fundin e sezonit. Kemi kohë mjaftueshëm për të folur. Lëreni të luajë futboll. Ai kënaqet këtu. Mendoj që e ka parë se çfarë ka me këtë klub. I dhamë shansin e madh për të treguar vetën”, ka theksuar Hasenhuttl.

Ndërkohë, në rast që pranon shitjen, Chelsea do kërkojë mbi 20 milionë euro.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme