Leroy Sane mungon 6 javë, nuk luan në finalen e Carabao Cup

Prishtinë | 30 Jan 2018 | 15:59 | Nga

Pep Guardiola ka konfirmuar se sulmuesi, Leroy Sane, do të mungojë gjashtë javë.

Trajneri e bëri konfirmimin në një konferencë për shtyp, duke pranuar se lojtari shpëtoi me një lëndim më lehtë se që është menduar.

Kujtojmë se Sane ishte viktimë e një ndërhyrje brutale në ndeshjen e fundit.

“Po, Leroy Sane mungon deri në gjashtë javë”, u shpreh Guardiola.

Ai në këtë konferencë për shtyp konfirmoi edhe transferimin e ri, Aymeric Laporte, i cili thotë se është gati që të startojë.

Kjo mungesë do të thotë se Sane do të mungojë edhe në finalen e Carabao Cup.

Finalja e Carabao Cup zhvillohet më 25 shkurt nga ora 17:30 mes Manchester Cityt dhe Arsenalit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme