Lëshimet e treshes së madhe bëjnë që La Liga të jetë shumë e hapur

Prishtinë | 01 Tet 2018 | 09:34 | Nga Ekonomia Online

Tri skuadrat më të mëdha spanjolle, Real Madridi, Barcelona dhe Atletico Madridi, e gjejnë veten në një situatë bizare. Ato kanë pasur një start jo të mirë në ligë sipas standardeve të tyre, por prapë nuk kanë humbur hap në garë për titullin në La Liga.

Barcelona ka lëshuar të shtunën pikë në ndeshjen e tretë rresht, duke realizuar një gol të vonshëm për të nxjerrë një pikë në shtëpi ndaj Athletic Bilbaos, ndeshje që përfundoi me shifrat 1:1, shkruan sot Koha Ditore.

Por edhe pas barazimit me Gironan në shtëpi dhe humbjen shokuese nga Leganesi me shifrat 2:1 gjatë mesjavës, Barcelona prapë mbetet në krye të La Ligas në saje të goldallimit më të mirë.

Kjo pasi që Real Madridi ka dështuar të fitojë për herë të tretë në katër ndeshjet e fundit në ligë, duke barazuar pa gola të shtunën mbrëma në derbin ndaj Atletico Madridit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme