Letra prekëse për Astorin: “Më prit kur të vijë ora ime”

Prishtinë | 05 Mar 2018 | 18:43 | Nga

Ndarja nga jeta e kapitenit të Fiorentinës ka qenë një goditje e rëndë për futbollin italian, por jo vetëm.

Por më të vështirë lajmin e kanë pasur padyshim familjarët, por edhe shokët e ekipit, si edhe lojtarët që kanë luajtur me atë në të kaluarën.

Një ndër ta është edhe mbrojtësi i Chievos, Nenad Tomoviq, që ka luajtur për dy sezone me Astorin te Fiorentina.

Ky i fundit ka shkruar një letër vërtetë prekëse, që po bën xhiron e botës.

“Davide, miku im… Ka shumë pak gjëra për të thënë. Ke qenë një person special. Ka qenë kënaqësi të luaja krah teje dhe të isha miku jot. Davide, ishe një nga personat më inteligjentë që kemi parë. Dua të them se do shihemi sërish dhe do të marrim nga një gotë verë së bashku. Do të më pëlqente vërtetë që ti të më prisje, kur të vijë momenti im. Mbi të gjitha ti”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme