Leverkuseni favorit për Draxlerin

Prishtinë | 15 Mar 2021 | 16:18 | Nga Ekonomia Online

Skuadra e Bundesligës, Bayern Leverkuseni është favorit për të siguruar shërbimet e mesfushorit gjerman Julian Draxler, kanë shkruar të hënën mediumet e huaja. Bëhet e ditur se Draxleri preferon kthimin në Gjermani pas përfundimit të këtij edicioni dhe parimisht ka arritur marrëveshje me skuadrën e Leverkusenit. Ai në fund të sezonit do të mbetet futbollist i lirë pasi i skadon kontratë me Paris Saint-Germainin.

27-vjeçari te PSG-ja është transferuar në janar të vitit 2017 nga Wolfsburgu dhe këtë edicion ka katër gola e katër asistime në 21 ndeshje në të gjitha garat me ekipin francez. Krahas Leverkusenit, interesim për Draxlerin kanë treguar edhe Juventusi e Arsenali.

Të ngjashme