Lëvizjet gjatë dimrit ruajnë strukturën e përfaqësueses

Prishtinë | 05 Shk 2019 | 09:33 | Nga Ekonomia Online

Pos në karrierën e tyre, lëvizjet e fundit të Fidan Alitit e Edon Zhegrovës pritet të kenë ndikim edhe në përfaqësuesen e Kosovës në futboll.

Derisa kalimi te Kalmari suedez pritet të konfirmojë Alitin si startues në qendër të mbrojtjes, Zhegrova me kalimin te Baseli, përkatësisht me hapësirën që shpresohet të ketë në Zvicër, pritet të rrisë presionin tek Arbër Zeneli e Milot Rashica që vlerësohen si zgjedhje të para për pozitat e mesfushorëve të krahut, shkruan Koha Ditore.

Zhegrova 19-vjeçar të hënën është huazuar zyrtarisht te Baseli nga skuadra belge Genk. Huazimi i mesfushorit teknik është i vlefshëm për një vit e gjysmë, ndërsa Baseli e ka opsionin për ta blerë kartonin e tij.

“Ai lëviz në Zvicër me synim për të luajtur më shumë”, ka shkruar sajti i Genkut të hënën.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme