Lewandowski futbollisti më i mirë i vitit nga UEFA

Prishtinë | 01 Tet 2020 | 18:57 | Nga Ekonomia Online

Sulmuesi i Bayern Muenchenit, Robert Lewandowski është zgjedhur futbollisti më i mirë i vitit nga UEFA.

Lewandowski ka marrë çmimin, që ndahet nga 55 gazetarë nga federatat anëtare të UEFA-s dhe 80 trajnerë të klubeve që kanë marrë pjesë në fazën grupore të stinorit.

Ai me Bayernin këtë edicion e ka fituar Ligën e Kampionëve, Bundesligën, Kupën e Gjermanisë, Superkupën e Evropës dhe Superkupën e Gjermanisë.

Lewandowski i ka fituar 477 pikë në këto votime. Kevin De Bruyne i Manchester Cityt ka dal i dity me 90 pikë, e portieri i Bayernit, Manuel Neuer i treti me 66 pikë.

Trajneri më i mirë është zgjedhur Hansi Flick i Bayernit.

Robert Lewandowski është zgjedhur edhe sulmuesi më i mirë në edicionin 2019/20 të Ligës së Kampionëve. Mesfushori më i mirë Kevin De Bruyne e mbrotësi Joshua Kimmich i Bayernit e Manuel Neuer portier i vitit. 

Pernille Harder e Wolfsburgut është shpallur futbollistja më e mirë e vitit nga UEFA.

Të ngjashme