Lewandowski i sugjeron Haaland-it që të rrijë te Dortmund

Prishtinë | 15 Maj 2020 | 13:01 | Nga Ekonomia Online

Robert Lewandowski thotë që Erling Haaland duhet të mbetet te Borussia Dortmund pavarësisht interesimit nga jashtë.

Sulmuesi norvegjez ka ngjallur interesim anembanë Evropës, dhe shumë besojnë se koha e tij te Dortmundi mund të jetë e shkurtër.

“Ai ka një potencial të madh, por ka ende kohë. Nuk dua që t’i bëj presion me deklaratat e mia”, ka thënë Lewandowski për Goal.

“Nëse ai punon shumë, mund të bëhet lojtar më i mirë dhe të arrijë eventualisht në maje. Prandaj, do të jetë e mirë për të nëse do të rrijë në Bundesligë më gjatë para se ta marrë hapin e ardhshëm”, ka përfunduar ai.

Të ngjashme