Lewandowski kërkon sfidë të re me klub të ri

Prishtinë | 30 Maj 2018 | 11:22 | Nga

Robert Lewandowski pritet të largohet nga Bayern Munichu pasi agjenti i tij ka pohuar se sulmuesi është në kërkim të një sfide të re.

Polaku është lidhur me një largim nga Allianz Arena, me Real Madridin si klubin më të preferuar për të, por klubi gjerman vazhdimisht ka insistuar se ai nuk është në shitje për çfarëdo çmimi.

Lewandowski ka qenë një prej sulmuesve më në formë gjatë sezoneve të fundit, duke i ndihmuar Bayernit të fitojë katër herë me radhë Bundesligan, por agjenti i tij, Pini Zahavi, ka pohuar se ai është në kërkim të një sfide të re.

“Roberti e ndjen se i duhet ndryshim dhe një sfidë e re në karrierën e tij”, ka thënë Zahavi.

“Menaxherët e Bayernit e dinë për këtë gjë”, ka thënë ai.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme