Lewandowski kritikon shokët e ekipit

Prishtinë | 10 Qer 2017 | 15:26 | Nga

Kampionati gjerman ka javë që ka përfunduar, por jo polemikat. Sulmuesit Robert Lewandowski nuk i del ende e keqja, që nuk arriti të shpallej golashënuesi më i mirë në Bundesligë në sezonin që u mbyll.

Dhe për këtë ai ka fajësuar jo veten, por shokët e ekipit, që sipas tij nuk e kanë ndihmuar sa duhet.

Ai u la pas nga ylli i Dortmundit, Pierre-Emerick Aubameyang, i cili e kaloi në javën e fundit të Bundesligës.

Duke folur në “Super Express”, Lewa ka thënë: “Kam qenë mjaft i inatosur, sidomos pas ndeshjes së fundit. Tani më kanë rënë disi nervat, por fill pas ndeshjes kundër Freiburgut isha i tërbuar. Nuk isha shumë i kënaqur, ndryshe nga shokët e ekipit. Isha i tërbuar, isha i zhgënjyer me paraqitjen e ekipit. Ata nuk më ndihmuan aspak në atë ndeshje, të paktën kjo ishte ndjesia që pata.”

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme