Lewandowski mbërrin në ceremoninë e ndarjes së Topit të Artë

Prishtinë | 29 Nën 2021 | 19:52 | Nga Ekonomia Online

Sulmuesi i Bayern Munich, Robert Lewandowski tashmë ka arritur në ceremoninë e ndarjes së Topit të Artë që po mbahet në Paris të Francës.

Lewandowski bashkë me Messin janë dy kandidatët kryesorë për ta fituar Topin e Artë për vitin 2021, shkruan Gazeta Express.

Nën shoqërinë e bashkëshortes, tani sulmuesi polak ka arritur në gala mbrëmjen e sontme.

Nëse do të fitonte sonte, atëherë ky do të ishte Topi i parë i Artë për Lewandowskin.

https://twitter.com/i/status/1465390402807209988

Të ngjashme