Lewandowski mund të luajë në sulm përkrah Ronaldos

Prishtinë | 11 Kor 2022 | 13:25 | Nga Ekonomia Online

Robert Lewandowski e ka konfirmuar tashmë largimin nga Bayern Munichu edhe pse ka kontratë me gjigantin bavarez deri në vitin 2023.

Sulmuesi polak lidhet me një kalim të mundshëm në Barcelonë, por klubet nuk kanë arritur ende marrëveshje për transferimin e tij në “Camp Nou”.

E në ndërkohë, së fundmi kanë nisur të shtohen zërat për një kalim të mundshëm të ish-futbollistit të Borussia Dortmundit në Premierligë.

Dy herë lojtari më i mirë në botë, i shpallur nga FIFA, do ta preferonte më shumë transferimin në Chelsea sesa të mbetet në “Allianz Arena”.

Lajmin e ka bërë të ditur mediumi i madh gjerman, “Bild”, përcjell “Gazeta Express”.

Chelsea e sheh polakun si pasardhës ideal të Romelu Lukakut në “Stamford Bridge”, ndërsa nga Londra pritet të largohet edhe Timo Werner.

Përpos Lewandowskit, Chelsea ia ka vënë syrin edhe Cristiano Ronaldos së Manchester Unitedit dhe me polakun e portugezin, sulmi i “Blues” do të ishte i frikshëm në edicionin e ardhshëm. 

Të ngjashme