Lewandowski mund të transferohet në Real Madrid

Prishtinë | 04 Gus 2016 | 14:36 | Nga

Real Madridi i është rikthyer interesimit për sulmuesin e Bayern Munichut, Robert Lewandowski

Drejtuesit e Real Madridit po synojnë që gjatë këtij afati kalimtar ta bëjnë një transferim të madhe, pasi deri më tani kanë afruar vetëm Alvaro Moratan.

Sipas të përditshmes sporeve madrilene,AS, Real Madridi ende nuk ka hequr dorë nga transferimi i Robert Lewandowskit.

Sipas AS-it, sulmuesi polak ende nuk ka nënshkruar kontratën e re me Bayern Munichun, derisa nuk i është rritur as paga.

Kjo mund të shtyjë polakun që të kërkojë transferimin te Real Madridi. Përveç kësaj, transferimi i Jese Rodríguez në PSG mund t’i hap rrugë transferimit të Lewandowskit në Santiago Bernabeu.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme