Lewandowski: Nuk më intereson Topi i Artë

Prishtinë | 13 Tet 2017 | 09:27 | Nga

Robet Lewandowski thotë se nuk i intereson Topi i Artë. Sulmuesi i Bayern Munichut, Robet Lewandowski është në mesin e 30 të kandidatëve për Topin e Artë. Por, polaku ka thënë se nuk i intereson aspak ky trofe.

“Suksesi në Bayern është më i rëndësishëm, sidomos në Ligën e Kampionëve. Nëse arrijmë në finalen e Ligës së Kampionëve dhe fitojmë Bundesligën, mund të flasim përsëri, por Topi i Artë kurrë nuk është fokusi im”, ka deklaruar ai.

Ish sulmuesi i Borussia Dortmund është frustruar se di bëhet përzgjedhja e kandidatëve për Topin e Artë. “Nuk e di pse disa lojtarë kanë vendin e 50, 5 ose 25”, ka theksuar polaku.

Të ngjashme