Lewandowski nuk njeh moshë

Prishtinë | 23 Pri 2020 | 21:27 | Nga Ekonomia Online

23 paraqitje në Bundesliga, 25 gola, 33 paraqitje në të gjitha garat, 39 gola – Robert Lewandowski nuk njeh moshë…

Sulmuesi i Bayern Munich, Robert Lewandowski, është një nga lojtarët e rrallë në futboll që edhe pas të 30-tave, vazhdojnë të shkëlqejnë në fushë.

Këtë e tregojnë më së miri statistikat e polakut këtë edicion me klubin gjerman.

Lewa, që në gusht do t’i mbushë 32 vjet, ka shënuar më shumë gola se ndeshje këtë sezon para se të ndërpritet për shkak të koronavirusit.

Ai numëron 25 gola në vetëm 23 paraqitje në Bundesliga, është golashënuesi i dytë më i mirë në Europë, pas Immobiles me 27 finalizime.

Në total, në të gjitha garat, Lewa ka shënuar 39 gola në vetëm 33 paraqitje, pra më shumë se një gol për ndeshje.

Objektivi i polakut është që të thyejë rekordin personal të golave në një sezon.

Edicionin 2016/17 ai e ka mbyllur me 43 gola.

Në total në karrierë, me klube dhe kombëtare, Lewandowski ka shënuar 472 gola në 719 ndeshje dhe padyshim e ka një vend në mesin e sulmuesve më të mirë në histori të futbollist.

Të ngjashme