Lewandowski shpreson të transferohet në Madrid

Prishtinë | 04 Nën 2019 | 16:08 | Nga Ekonomia Online

Robert Lewandowski është i gatshëm të largohet nga Bayern Munichu për t’u transferuar në Real Madrid. Los Blancos duhet ta bëjnë një ofertë të majme për ta bindur gjigantin bavarez që t’ia shesë sulmuesin polak

Menaxheri i Robert Lewandowskit po mundohet ta bindë Real Madridin që ta lansojë një ofertë të kënaqshme për sulmuesin e Bayern Munichut.

Lajmin e ka bërë të ditur mediumi Don Balon.

Menaxheri Pinhas Zahavi e ka kontaktuar presidentin e madrilenëve, Florentino Perez për të diskutuar rreth mundësisë së transferimit të sulmuesit polak në “Santiago Bernabeu”.

31 vjeçari i ka realizuar 14 gola në 10 ndeshje me Bayernin këtë sezon dhe po shfaq formë të jashtëzakonshme.

Edhe viteve të fundit flitej se ish-futbollisti i Borussia Dortmundit do të përfundonte në Madrid, por një gjë e tillë nuk ka ndodhur asnjëherë.

Lewandowski viteve të fundit ishte njëri prej sulmuesve më të rrezikshëm në Evropë.

Nga ana tjetër, Reali është në kërkim të sulmuesve pasi nuk është i kënaqur me kontributin që po e japin sulmuesit aktualë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme