Lewandowski, synimi kryesor i gjigantit italian

Prishtinë | 03 Qer 2018 | 10:03 | Nga

Sulmuesi i Bayern Munich, Robert Lewandowski, është synim i Juventusit në rast se Gonzalo Higuain largohet në verë, sipas Corriere dello Sport.

Gjatë ditëve të fundit është raportuar se Higuain është nxjerrë në shitje, vetëm dy vite pasi kampioni italian pagoi plot 90 milionë euro për ta aktivizuar klauzolën e lirimit të tij nga Napoli, transmeton Gazeta Express.

As Juventusi nuk i ka mohuar lajmet, duke theksuar se “do të shohim çfarë do të ndodhë” pas Kupës së Botës.

Sulmuesi i Interit, Mauro Icardi, është përmendur si kandidati kryesor për ta zëvendësuar bashkatdhetarin e vet te Juve, por Corriere dello Sport tani thotë se sulmuesi polak është në fakt kandidati kryesor.

Lewandowski i mbush 30 vjet në gusht dhe tashmë ka përvojë të madhe në Ligën e Kampionëve dhe thuhet se është mërzitur pas katër viteve te Bayerni.

Ai është në kërkim të sfidave të reja dhe Juve mund të jetë zgjedhje ideale për të.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme