Lewandowski tashmë po e luan rolin e Messit në Barcelonë

Prishtinë | 06 Sht 2022 | 08:25 | Nga Ekonomia Online

Lewandowski ia ka filluar shumë mirë me Barcelonën

Barcelona tashmë ka shënuar 11 gola në La Ligë këtë sezon, pesë prej të cilave kanë ardhur nga i njëjti burim – Robert Lewandowski.

Numri 9 polak ju bashkua klubit që një muaj e gjysmë, por ai ka filluar të këtë statistika të mahnitshme në Camp Nou me skuadrën e Xavi Hernandez, bordin e Barcelonës dhe tifozët që tanimë e dërgojnë në qiell.

Në moshën 34 vjeçare ai u transferua për 45 milionë euro këtë verë me Barcelonën, plus 5 milionë të tjera bonuse. Ai tani ka shënuar në tri ndeshje radhazi dhe është duke e bërë atë që e kanë bërë Lionel Messi, Cristiano Ronaldo, Radamel Falcao, Gerard Moreno, Karim Benzema, Iago Aspas dhe David Villa në Spanjë.

Por, Xavi dhe partnerët e tij në sulm e shohin atë më shumë së një golashënues të thjesht, po ashtu atyre ju pëlqen inteligjenca e tyre në fushë, përfshirë këtu përulësinë e tij dhe aftësitë prej lideri në fushë.

“Nuk janë vetëm golat e tij”, tha Xavi për Lewandowskin. “Është mënyra së si ai lëviz me top, si i kontrollon gjërat, si vjen të vendimet”.

“Ai është fantastik. Ai e kupton kohën, ai është një lider, ai është një fitues, ai nuk është egoist, ai i ndihmon të gjithë. Është mrekulli që e kemi”, tha trajneri i katalunasve.

Karakteri i Lewandowskit

Lewandowski nënshkroi kontratë katër vjeçare me skuadrën nga Camp Nou, kurse tani ai është bërë figura më serioze e kësaj skuadre. Ai tashmë ka marrë në krah të rinjtë e kësaj skuadre dhe po ju ofron ndihmë shumë të tillëve.

Madje edhe Ousmane Dembele është duke marrë mësim nga numri 9, gjë që e kemi parë në ndeshjen kundër Sevillas.

Në moshën 34 vjeçare, Lewandowski ka më së shumti minuta (344) se tërë lojtarët në dispozicion të Blaugranës këtë sezon. Ai ka shënuar më së shumti gola (pesë) dhe ka më së shumti goditje në portë (12).  Ai u konsiderua një lloj “pokeri” si transferim, por si duket Barcelonës po i shpaguhet kjo blerje. 

Të ngjashme