Lewandowski thotë se Çmimi i FIFA-s është më i mirë se Topi i Artë dhe e paralajmëron Haalandin

Prishtinë | 04 Shk 2022 | 14:31 | Nga Ekonomia Online

Robert Lewandowski e ka pranuar potencialin e qartë të Erling Haalandit, por e ka paralajmëruar norvegjezin se potenciali i tij nuk nënkupton se ai mund të bëhet yll i futbollit në të ardhmen.

Haalandi, pavarësisht se vetëm 21 vjeç, ka mahnitur me lojën e tij për Borussia Dortmundin në dy vitet e fundit, duke i shënuar 80 gola në 79 paraqitje në të gjitha garat, raporton Gazeta Express.

Kjo i ka bërë klubet e mëdha si Barcelona, Real Madridi, Manchester Unitedi dhe Manchester City të luftojnë për shërbimet e tij.

Duket se Haalandi e ka të shkruar t’i arrijë majat dhe Lewandowski e pranon këtë, por këmbëngul se nuk është e sigurt nëse norvegjezi do ta shijojë jetëgjatësinë në nivelin më të lartë sikurse ai me Bayern Munich.

“Haalandi është lojtar i madh dhe argëtuese ta shikosh. Por vetëm pse dikush ka potencial të madh, nuk nënkupton se ai do të jetë yll i vërtetë për shumë vite”, tha Lewandowski.

“Secili zhvillohet ndryshe. Ai është i fortë, i shpejtë dhe fizik. Loja e tij bazohet në këtë. Unë kam cilësi të tjera. Dhe ne nuk e dimë se si do të zhvillohet ani”, nënvizoi ai.

Lewandowski ka qenë mbase sulmuesi më i mirë në botë në dy vitet e fundit dhe paraqitjet e tij u shpërblyen me Çmimin Lojtari më i Mirë i FIFA-s 2020 dhe 2021.

Por ai nuk ka qenë në gjendje ta fitojë Topin e Artë në asnjërin prej këtyre viteve, me Messin që e fitoi atë për herë të shtatë më 2021, ndërsa çmimi i vitit 2020 nuk u nda fare nga France Football për shkak të pandemisë së koronavirusit.

“Kam menduar për këto dy çmime së fundmi: Më i Miri i FIFA-s dhe Topi i Artë. Kam ardhur në përfundim se çmimi i FIFA-s ka më shumë rëndësi se Topi i Artë”, shtoi ai.

Të ngjashme