Lewandowski thyen rekord në Bundesligë

Prishtinë | 29 Sht 2019 | 09:13 | Nga Ekonomia Online

Fillimi i stuhishëm i sezonit të ri nga Robert Lewandowski ka arritur një nivel tjetër, pasi sulmuesi i Bayern Munich e ka thyer një rekord të ri në Bundesligë.

Ai e shënoi golin e fitores së Bayernit 3:2 kundër Paderborn të shtunën. Ky ishte goli i tij i 10 në gjashtë ndeshje – që është rekord sepse asnjë lojtar në histori të ligës elitare gjermane nuk ka arritur të shënojë kaq shumë gola në këtë fazë të sezonit.

Vetëm një lojtar kishte shënuar në gjashtë ndeshjet e para të sezonit në Bundesligë. Sulmuesi i Arsenalit Pierre-Emerick Aubameyang kishte shënuar në tetë ndeshje radhazi për Borussia Dortmund në fillim të sezonit 2015/16, por ai nuk e arriti shifrën e 10 golave deri në ndeshjen e tetë.

Në të kaluarën, katër lojtar i kishin shënuar nga nëntë gola në gjashtë ndeshjet e para, përfshirë dy ikona të Bayernit.

Jupp Heynckes, Gerd Muller, Peter Meyer dhe Lothar Emmerich janë futbollistët të cilët Lewandowski i rrëzoi nga froni me rekordin e tij të shtunën. 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme