Lewandowski thyen rekordin në Bundesliga, shënon në nëntë ndeshje radhazi

Prishtinë | 28 Tet 2019 | 16:21 | Nga Ekonomia Online

Sulmuesi i Bayern Munchen Robert Lewandowski, është shprehur shumë i lumtur me rekordin e vendosur në Bundesliga.

Ylli polak ka shkruar historinë me golin e realizuar mbrëmë, duke tundur rrjetën në nëntë ndeshje radhazi.

Lewa ka thyer rekordin që mbahej nga Pierre Emerick Aubameyang, i cili me Dortmund shënonte në tetë ndeshje radhazi.

Pas këtij rekordi, ylli polak është shprehur shumë i lumtur, duke vënë synimet edhe më larg.

“Unë gjithmonë mundohem të jap më të mirën, të performojë me aftësitë më të mira” ka thënë Lewa pas ndeshjes.

“Jam i lumtur që kemi fituar. Dua të ndihmojë skuadrën me gola, me lojën time, me lëvizjet e mia” ka shtuar polaku.

Lewandowski do të ketë mundësi të shkoj në 10 ndeshje radhazi duke shënuar, në rast se një gjë të tillë arrin ta bëjë kundër Frankfurt në xhiron e ardhshme.

Të ngjashme