Lewandowski i vetmuar dështon të lërë gjurmë në Botëror

Prishtinë | 26 Qer 2018 | 15:42 | Nga

Kur Robert Lewandowski përqafoi shokun e tij të klubit, James Rodriguez pas eliminimit të Polonisë nga botërori “Rusia 2018” të dielën mbrëma, sulmuesit polak i janë kujtuar shërbimet që merr te Bayern Muencheni nga mesfushori kolumbian.

Polonia u mposht të dielën mbrëma nga Kolumbia (0:3) dhe për ekipin e Lewandoskit kjo ishte humbja e dytë në po aq ndeshje të Botërorit, shkruan Koha Ditore.

Me këtë edhe humbi çdo gjasë për kualifikim tutje, ndërkohë Kolumbia e Rodriguezit ka gjasa të mira për të kaluar në 1\8 e finales.

Me lojtarët si Rodriguez, Franck Ribery, Arjen Robben e Thomas Mueller që krijojnë shumë raste gjatë ndeshjeve, polaku Lewandowski ka shënuar 106 gola në Bundesligë gjatë katër edicioneve te Bayerni, duke e kthyer veten si njërin prej sulmuesve më të mirë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme