Licencohet Federata e Sporteve Universitare të Kosovës

Prishtinë | 07 Mar 2018 | 16:17 | Nga

Edhe një federatë e re licencohet nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Ministri Kujtim Gashi i dorëzoi licencën për zhvillimin e veprimtarisë Federatës së Sporteve Universitare të Kosovës.

Ministri Gashi gjatë takimit me kryetarin e kësaj federate, Musa Selimi, diskutoi për aktivitetet dhe organizimet sportive që organizon kjo federatë.

“Licencimi i Federatës së Sporteve Universitare është bërë me qëllim të një organizimi më të mirë të jetës sportive të studentëve ashtu që kjo kategori të kenë aktivitete dhe gara të strukturuara duke e marrë parasysh edhe numrin e madh të studentëve që Kosova ka. Ministria do ta përkrahë këtë federatë në kuadër të politikave prioritare që ka MKRS-ja për sportin”, tha ndër të tjera ministri Gashi.

Gashi e Selimi diskituan për hapat konkretë që duhen ndërmarrë në të ardhmen.

Kryetari i Federates së Sporteve Universitare të Kosovës e informoi Ministrin lidhur me gjendjen aktuale, planet e federatës dhe aktivitetet të cilat do të mbahen gjatë këtij viti.

Ministri Gashi i u zotua se MKRS-ja do ta mbështesë këtë federatë në të ardhmen.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme