Lichtsteiner konfirmon largimin nga Arsenali

Prishtinë | 03 Qer 2019 | 16:09 | Nga Ekonomia Online

Stephan Lichtsteiner ka konfirmuar se po largohet nga Arsenali pas vetëm një sezoni të zhvilluar në Emirates.

Mbrojtësi zviceran u transferua te skuadra londineze nga Juventusi i transferim i lirë, mirëpo ka bërë të ditur zyrtarisht se po largohet.

Në mesazhin e postuar në rrjetet sociale, Lichtsteiner ka zbuluar se ai po largohet nga Arsenali pas vetë një sezoni të zhvilluar.

“Të dashur Gunners, ne ishim të afërt në një kapitull të sezonit, me një klub fantastik. Por, të jem i sinqertë nuk ishte i mjaftueshëm. Kjo është e vështirë për t’u pranuar”, ka thënë fillimisht mbrojtësi zviceran.

“Jam shumë i pikëlluar. Qëllimi ynë ishte që ta dërgonim Arsenalin sërish në nivelet më të larta dhe të fitonim trofe. Të dyja i takojnë këtij klubi. U dëshiroj shokëve, trajnerit, stafit dhe tifozëve, më të mirën në të ardhmen”., ka shkruar më tej Stephan Lichtsteiner.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme