Liderët bashkë në ndeshjen e parë të Kosovës në “Fadil Vokrri”

Prishtinë | 10 Sht 2018 | 21:38 | Nga

Presidenti Hashim Thaçi, kryeparlamentari Kadri Veseli dhe kryeministri Ramush Haradinaj janë bërë bashkë në stadiumin “Fadil Vokrri” për të shikuar ndeshjen futbollistike ndërmjet Kosovës dhe Ishujve Faroe.

Presidenti Thaçi ka publikuar disa fotografi në faqen e tij në Facebook, dhe ka bërë thirrje që të sigurohet fitorja “për Fadilin”.

Ai shkruan se edhe më special këtë ndeshje e bëri dedikimi special i tifozërisë për Fadil Vokrrin.

Krah tij shihen dhe kryeparlamentari Veseli, kryeministri Haradinaj, e disa ministra.

“Ndeshjen e sotme Kosovë – Ishujt Faroe e bëri edhe më të veçantë dedikimi special i tifozërisë sonë për legjendën Fadil Vokrri. Forca djema, duam fitore. Për Fadilin, për Kosovën. HTH”.

Të ngjashme