Lideri i Ishujve Faroe çmon Kosovën për talentin që ka

Prishtinë | 27 Jan 2018 | 08:49 | Nga

Forca e përfaqësueses së Kosovës në futboll vlerësohet shumë më e madhe se që ishte në ndeshjen miqësore ndaj Ishujve Faroe, të luajtur më 3 qershor të vitit 2016 në Frankfurt të Gjermanisë, shkruan sot Koha Ditore.

Ndërkohë forca e përfaqësueses së Ishujve Faroe vlerësohet e përafërt me atë të asaj ndeshje. Thuajse të gjithë lojtarët që luajtën për Ishujt Faroe kundër Kosovës, vazhdojnë të jenë pjesë e kësaj përfaqësuese. Ndërkohë, Kosova ka plot emra të rinj në krahasim me atë takim.

Njëri prej lojtarëve që luajti për Ishujt Faroe ndaj Kosovës në Frankfurt është Hallur Hansson. Mesfushori 25-vjeçar është prej lojtarëve më të vlerësuar tek Ishujt Faroe. Është prej më të shtrenjtëve dhe në mesin e pak lojtarëve që luajnë në klube të mira të vendeve të tjera.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme