Lidhja e Prizrenit kampion i Ligës së Juniorëve për vitin 2019

Prishtinë | 20 Tet 2019 | 17:32 | Nga Ekonomia Online

Dje në shkollën fillore Tefik Çanga në Ferizaj u zhvilluan ndeshjet e ligës së juniorëve e ekipi i Lidhjes së Prizrenit pa asnjë humbje, ata pa vështirësi i fituan të dy ndeshjet ndaj klubeve nga Vushtrria, e kështu u shpall kampion ekipor për vitin e 3 radhazi, e për sivjet fituan titullin e parë nga 3 tituj që i kanë synim (liga e juniorëve, Liga U21 dhe Superliga).

Dje po ashtu u zhvilluan edhe xhirot e radhës në ligën e femrave, Ahmet Hoxha fitoi derbin ndaj Vushtrris për të marrë vendin e parë në tabelë me një ndeshje më shumë se dy vendet pasuese, e në xhirot e fundit do të mundohen që të fitojnë ndaj Prishtinës për të zënë vendin e dytë, që do ja lehtësonte punët Dritës të shpallet kampion edhe me humbje eventuale nga Prishtina, në anën tjetër Prishtinës i duhet të shënojnë dy fitore për tu shpallur kampion për vitin 2019.  

Sot, në Pallatin e rinisë në Prishtinë, u zhvilluan xhirot e radhës në superligën e meshkujve, u zhvilluan ndeshje shumë interesante, posaçërisht ndeshje për mbetje në superligë ndërmjet Vushtrrisë dhe Sharrit, të cilën kësaj radhe e fituan Sharri me rezultat identik 4:1 që pat fituar Vushttria në sezonin Pranveror, e pas krahasimit me ndeshjet e sezonit pranveror doli që edhe setat ishin të ngjashëm, e vetëm pas numrimit të poenëve doli që Sharri ka + 5 poenë më shumë, andaj nëse edhe në xhiron e fundit të dy klubet do të kenë fitore të njëjta, nga superliga largohet klubi nga Vushtrria.

Derbi ndërmjet Ahmet Hoxhës dhe Prishtinës e fitoi klubi nga Ferizaj me rezultat 4:2. Lidhja e Prizrenit me dy fitoret që shënoi sot siguroi titullin e kampionit, ka mbetur të zhvillohet edhe xhiro e fundit për të kuptuar a do e fiton edhe titullin e seniorve pa asnjë humbje, transmeton EO.

Të ngjashme