Lidhja me Juven, Zidane: Nuk e planifikoj të ardhmen time me Realin

Prishtinë | 12 Maj 2021 | 18:38 | Nga Ekonomia Online

Zinedine Zidane është përmendur për postin e trajnerit të Juventusit, ndërsa trajneri i Real Madridit ka thënë se nuk e planifikon të ardhmen e tij me Los Blancos.

Andrea Pirlo pritet të largohet në fund të sezonit zhgënjyes, në të cilin Zonja e Vjetër rrezikon edhe kualifikimin në Ligën e Kampionëve.

Mediat italiane dhe spanjolle kanë raportuar se legjenda franceze është njëri prej kandidatëve për ta marrë drejtimin e Bianconerëve.

Në një konferencë për shtyp para ndeshjes ndaj Granadas, Zidane është pyetur nëse e planifikon të ardhmen e tij me Real Madridin.

“Jo, unë po mendoj vetëm për tri ndeshjet e ardhshme”, është përgjigjur 48-vjeçari.

Të ngjashme