Liga e Evropës: Ish-ylli i Milanit e paralajmëron Interin

Prishtinë | 17 Gus 2020 | 16:18 | Nga Ekonomia Online

Nëse Europa League është shtëpia e Sevillas (finalja e katërt në këtë edicion, tre trofe në vitrinë), ky klub i La Ligës po dëshmohet të jetë shtëpia e përsosur për Suson.

Jo vetëm sepse ai, një andaluzian nga Cadiz, tani luan shumë afër qytetit të tij, por sepse ish-lojtari i Milanit, i blerë rreth një muaj më parë nga Sevilla për 24 milionë euro, ka hyrë në një sistem taktik, që rrit karakteristikat e tij.

Loja e tij nuk është shumë e ndryshme nga ajo që bëri në Serie A. Ai është pjesë e modulit 4-3-3 si sulmues i jashtëm dhe shpesh përqendrohet në goditjet me këmbën e majtë, atë të dashurën, ose kërkon të japë asiste. Në të njëjtën kohë, ai “pastron” fushën me mbivendosjet e Navas.

Suso shënoi golin e tretë të ndeshjes ndaj Manchester United në Europa League.

“Ne përjetuam një emocion të shkëlqyeshëm. E filluam keq, kundërshtari krijoi shumë, pastaj arritëm të ktheheshim në ekuilibër dhe madje të dyfishonim rezultatin”.

Finale kundër Interit?

“Nëse zikaltrit kualifikohen, unë mund të them se jam mësuar të luaj kundër Interit, por në përgjithësi jam shumë i lumtur te Sevilla. Kam dashur shumë të kthehem këtu”

Të ngjashme