Liga e Kampionëve, Barcelona kundër Napolit për të shpëtuar sezonin

Prishtinë | 08 Gus 2020 | 10:47 | Nga Ekonomia Online

Me dy ndeshjet që zhvillohen sonte (e shtunë), kompletohen çiftet çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Me fillim nga ora 21:00, në ‘Camp Nou’, Barcelona luan për shpëtuar sezonin, përballë Napolit të Gennaro Gattusos. Ndeshja e parë në Itali, e zhvilluar muaj më parë, kishte përfunduar 1:1.

Ndeshja tjetër që luhet në orar të njëjtë, është ajo mes Bayern Munich dhe Chelseas.

‘Bavarezët’ kanë një epërsi të konsiderueshme, pasi kanë triumfuar në ‘Stamford Bridge’ 0-3.Fituesit e këtyre dy takimeve, do të përballen mes vete në çerekfinale.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme