Liga e Kampionëve dhe ajo e Evropës ndërrojnë format, zhvillohen në gusht

Prishtinë | 17 Qer 2020 | 17:18 | Nga Ekonomia Online

Ky sezon i garave të Ligës së Kampionëve dhe Ligës së Evropës do të përfundojnë gjatë muajit gusht përmes “Final 8” në një turne në Lisbonë të Portugalisë dhe në disa qytete të Gjermanisë, shkruan BBC.

E gjithashtu edhe Liga e Kampionëve në kategorinë e grave do të zhvillohet në Spanjë, nga 21-30 gusht

Këto gara ishin pezulluar në muajin mars për shkak të COVID-19.

Gjithashtu UEFA ka marrë vendim që kampionati “Euro 2020” do të nisë në qershorin e vitit 2021. Derisa ndeshjet e play-offit në kuadër të Ligës së Kombeve do të zhvillohen më 8 tetor dhe 12 nëntor. 

Liga e Kampionëve do të rifillojë me përballjet kthyese të 16 ndeshjeve të mbetura që do të luhen më 7 dhe 8 gusht. Manchester City ende ka për të zhvilluar ndeshjen ndaj Real Madridit si nikoqir, Chelsea në udhëtim te Bayerni, Juventusi e pret Lyonin dhe Napoli luan në udhëtim te Barcelona. UEFA ende nuk ka marrë vendim nëse këto do të luhen në një terren neutral apo në stadiumet nikoqire.

Derisa ndeshjet e “Final 8” do të zhvillohen në Lisbonë nga 12-23 gusht. Finalja gjithashtu do të luhet më 23 gusht në Lisbonë.

Stambolli, që ishte caktuar më herët të organizojë finalen e këtij viti, do të jetë nikoqire e finales në vitin 2021.

Image

Në anën tjetër Liga e Evropës do të rinisë më 10 gusht. Ndeshjet kthyese, të mbetura 1/16 së finales, do të zhvillohen më 5 dhe 6 gusht.

UEFA ka konfirmuar se një vendim do të merret nëse ndeshjet do të zhvillohen në fushat nikoqire, siç janë zhvilluar ndeshjet e para, apo do të caktohet një terren neutral në Gjermani.

Image

Ndeshjet Inter – Getafe dhe Sevilla – Roma, të cilat ishin pezulluar ende pa u zhvilluar ndeshja e parë, do të luhen me vetëm një ndeshje, pra s’do të ketë vajtje-ardhje. Derisa ende mbetet të përcaktohen terrenet se ku do të luhen.

Gdansk, që ishte nikoqir i finales për sivjet, do ta organizojë atë në vitin tjetër.

Të ngjashme