Liga e Kombeve, spikat super ndeshja mes Italisë e Gjermanisë

Prishtinë | 04 Qer 2022 | 13:09 | Nga Ekonomia Online

Liga e Kombeve vazhdon sot me disa ndeshje tejet interesante, të vlefshme këto për xhiron e parë të fazës së grupeve të këtij edicioni.

Ndeshja hapëse e programit të sotëm zhvillohet me fillim nga ora 15:00, ku Armenia pret në shtëpi Kombëtaren e Irlandës.

Po ashtu, nga ora 18:00 do të zhvillohen tre ndeshje, ku ndër më interesantet do të jetë ajo mes Hungarisë e Anglisë.

Ndërkaq, përballja më interesante e ditës së sotme do të zhvillohet në “Renato Dall’Ara”, ku Gjermania zhvillon ndeshje si mysafire kundër Kombëtares së Italisë.

Programin e plotë të ndeshjeve të sotme në Ligën e Kombeve e gjeni më poshtë.

Liga A Grupi 3

18:00 Hungaria – Anglia

20:45 Italia – Gjermania

Liga B Grupi 1

15:00 Armenia – Irlanda

Liga B Grupi 3

18:00 Finlanda – Bosnja dhe Hercegovina

20:45 Mali i Zi – Rumania

Liga C Grupi 1

18:00 Lituania – Luksemburgu

20:45 Turqia – Ishujt Faroe

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme