Liga e Rumanisë rifillon më 12 qershor

Prishtinë | 03 Qer 2020 | 15:52 | Nga Ekonomia Online

Elita e futbollit të Rumanisë do të rifillojë më 12 qershor, ndërsa pritet të përfundohet më 18 korrik, ka njoftuar Liga Profesioniste e Rumanisë (LPF). Raundi i plejofit, ku marrin pjesë gjashtë skuadrat e para në renditje, do të duhet përfunduar për më pak se pesë javë, ku secila skuadër duhet të luajë nga tetë ndeshje.

Federata e Futbollit të Rumanisë ka pezulluar futbollin në mesin e marsit për shkak të pandemisë COVID-19.

Plejauti ku luajnë tetë skuadrat e fundit në renditje, do të përfundohet deri më 1 gusht, ku do të luhen 12 ndeshje nga secila skuadër për më pak se shtatë javë.

Universtatea Craiova e pret FC Botostanin në ndeshjen e parë pas rifillimit më 12 qershor. Lideri CFC Cluj, që ka fituar titullin në dy stinorët e fundit, do të përballet me FCSB, dy ditë më vonë. Cluj kryeson renditjen me 30 pikë, katër më tepër se FCSB dhe Universitatea.

Të ngjashme