Liga franceze do të pësojë rënie nëse Neymar largohet

Prishtinë | 13 Gus 2019 | 11:03 | Nga Ekonomia Online

Mungesa e Neymarit nga ndeshja e parë e PSG-së në Ligue 1 kundër Nimesit të dielën, fillimisht i ishte atribuuar një lëndimi.

Duke folur të shtunën, trajneri Thomas Tuchel tha se hezitoi të rrezikojë yllin duke marrë parasysh se ai vetëm sa është kthyer në stërvitje pas një lëndimi që e mbajti atë jashtë Copa Americas në verë, shkruan “The Guardian”, transmeton “Koha Ditore”. Mirëpo, e vërteta e plotë doli më vonë, kur drejtori sportiv i PSG-së, Leonardo, pranoi se ka më tepër në këtë storie sesa gjendja fizike e lojtarit.

“Sinqerisht, nuk është vetëm te gjendja e tij fizike”, ka pranuar Leonardo. “Ne kemi pasur një diskutim dhe, aty ku gjërat nuk ishin të qarta më herët, tash janë më të avancuara, ndonëse nuk do të thosha se ka një marrëveshje”.

Tuchel dëshiron të mbajë lojtarin në skuadër.

“Unë e dua Neymarin. Dua të vazhdoj ta kem atë, por realiteti është se duhet të gjejmë një zgjidhje pa Neymarin. Nëse e humbasim Neymarin, ndoshta nuk do të flej. Nuk është e mundur të humbasësh Neymarin dhe të gjesh një lojtar që bën gjëra të ngjashme si ai. Unë po mundohem ta bind atë të qëndrojë, por në anën tjetër është zgjedhje personale. Është mes tij dhe klubit”, ka thënë Tuchel.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme