Ligue 1 mbyll dyert për tifozët deri me 15 prill

Prishtinë | 09 Mar 2020 | 18:28 | Nga Ekonomia Online

Ligue 1 do të vazhdojë të luhet, por me dyer të mbyllura të paktën deri me 15 prill.

Tashmë është marrë vendimi. Nga xhiro e ardhshme, në Francë të gjitha ndeshjet do të luhen pa tifozë, ashtu si në Itali.

Vendimi është marrë nga Ligue 1, për shkak të kërcënimit nga sëmundja ngjitëse, koronavirus.

Deri më datën 15 prill, s’do të lejohen asnjë tifozë në stadium dhe mund të vazhdojë kështu deri në përfundim të kampionatit, nëse situata nuk ndryshon.

Për shkak të koronavirusit, UEFA ka marrë vendim që edhe ndeshja e kthimit mes Paris Saint-Germain dhe Borussia Dortmund në 1/8 e finales në Ligën e Kampionëve të luhet pa tifozë, për shkak të kërcënimit nga sëmundja ngjitëse, koronavirus.

Nuk është bërë e ditur për sfidat tjera të Champions League, por me situatën dhe panikun që ka krijuar kjo sëmundje ngjitëse, gjitha mund të luhen pa tifozë. /Gazeta Express/

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme