Lincoln – Prishtina, a do të transmetohet ndeshja në Kosovë

Prishtinë | 22 Gus 2020 | 11:39 | Nga Ekonomia Online

Prishtina sonte nga ora 18:00 do ta zhvillojë ndeshjen në Ligën e Evropës ku ndeshet me Lincoln Red Imps.

Telashet për skuadrën bardhekaltër duken jashtëzakonisht të mëdha. Ata tashmë janë duke i pritur rezultatet e testeve për koronavirus.

Skuadra vendase Lincoln tashmë ka njoftuar për likun se ku mund të ndiqet ndeshja live, derisa në Kosovë nuk do të ketë transmetim.

Gazetari i RTK-së, Artan Muhaxhiri, ka thënë se gjasat janë minimale.

Sipas tij në ndeshjen e parë që ishte paraparë të luhet të martën, ishin marrë gjitha masat dhe ndeshja ishte gati të transmetohet, madje edhe kishin dërguar ekip atje, ndërsa tash gjërat janë ndryshe.

“Në ndeshjen e parë e kemi patur të akredituar ekipin tonë atje. Në të dytën nuk është lejuar akreditimi i ekipit dhe tash varet nëse do të na dergojnë sinjal. Gjithsesi, gjasat janë të vogla të kemi transmetim”, ka thënë Muhaxhiri për Zerin.

Të ngjashme