Lincoln-Prishtina zhvillohet të shtunën

Prishtinë | 19 Gus 2020 | 20:30 | Nga Ekonomia Online

E shtuna, 22 gusht, është vendosur si dita kur do të zhvillohet dueli mes Prishtinës dhe Lincolnit në fazën parakualifikuese të Ligës së Evropës.

Kështu ka vendosur UEFA edhe pse paraprakisht ishte marrë vendim që ndeshja të zhvillohej të premten e 21 gushtit.

Vendimi është marrë pas kërkesës së Prishtinës që të shtyhet për një ditë takimi i cili fillimisht ishte paraparë të zhvillohej të martën.

Takimi ishte planifikuar për dje, por pasi tetë futbollistë të Prishtinës rezultuan pozitivë në testet për koronavirus në Gjibraltar, ndeshja u pezullua. Të mërkurën, Prishtina njoftoi se me vendim të UEFA-s i është mundësuar zhvillimi i ndeshjes në Gjibraltar, por me futbollistë krejtësisht tjerë. Si rrjedhojë, klubi nga kryeqyteti në Gjibraltar do të udhëtojë me futbollistë të skuadrave të tjera nga Superliga e Kosovës.

Të ngjashme