Lindelof vazhdon kontratën me Manchester Unitedin

Prishtinë | 18 Sht 2019 | 19:14 | Nga Ekonomia Online

Victor Lindelof e ka nënshkruar kontratën e re me Manchester Unitedin, që do ta mbajë në klub të paktën deri në qershor 2024.

Me kontratën e re ekziston një mundësi për të zgjatur edhe për një vit më shumë bashkëpunimin.

Victor tani 25 vjeç u bashkua me Unitedit në vitin 2017 dhe ka bërë deri tani 74 paraqitje.

Suedezi e  ka përfaqësuar vendin e tij në 31 raste.

“Që nga dita kur mbërrita në United jam ndjerë si në shtëpi. Jam rritur ndjeshëm si lojtar ashtu edhe si person në dy vitet e fundit dhe për këtë i jam mirënjohës të gjithëve në klub për ndihmën dhe mbështetjen e tyre”.

“Unë e dua të luaj futboll dhe qëllimi im tani është të ndihmoj ekipin të fitojë trofe dhe tua shpaguajmë tifozëve për mbështetjen e tyre të pakrahasueshme”.

“Unë e di që të gjithë në klub ndajnë këtë vizion dhe do të japin gjithçka për ta rikthyer Manchester Unitedin atje ku i përket”, ka thënë suedezi pas nënshrkimit.

Të ngjashme