Lineker: Nëse Messi do të ishte spanjoll, do të kishte fituar tri Kupa të Botës

Prishtinë | 07 Shk 2018 | 16:27 | Nga

Gary Lineker insiston se Leo Messi është futbollisti më i mirë në histori të futbollit, ani pse ende nuk e ka fituar Kupën e Botës me Argjentinën

Legjenda angleze, Gary Lineker është i impresionuar nga Leo Messi, për të cilin thotë se për çdo ndeshje i bën nga katër ose pesë gjera, që ai nuk i ka bërë në tërë karrierën e tij.

Ai po ashtu insiston se krahasimi i tij me Maradonna sa i përket Kupës së Botës nuk është i drejtë, pasi ai ka fituar katër Liga të Kampionëve.

Për më shumë, anglezi thotë se nëse Messi do të ishte spanjoll, atëherë ai do të kishte fituar tri Kupa të Botës dhe tri Kampionate Evropiane.

“Messi? Ai i bën katër ose pesë gjera në një ndeshje, që unë nuk i kam bërë tërë karrierën time, ai bën gjëra të jashtëzakonshme dhe është më i mirë në histori”, tha Lineker për Mundo Deportivo.

“Kurrë nuk do kisha menduar se do të jetë dikush më i mirë se Maradona. Ata thonë se Maradona ka fituar Kupën e Botës, ndërsa Messi jo. Leo ka katër Liga të Kampionëve, Diego asnjë. Barcelona luan me 13 lojtarë në fushë, sepse ka Messin”, vazhdoi ai.

“Po të ishte Messi spanjoll? Gjithnjë kam menduar nëse Messi do ët ishte spanjoll para se të debutonte me Argjentinën, atëherë ai do të kishte fituar edhe më shumë: tri Kupa të Botës dhe tri Kampionate Evropiane”, u shpreh Lineker në fund.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme