Lingard nuk do të jetë pjesë e Kombëtares së Anglisë për “Euro 2020”

Prishtinë | 01 Qer 2021 | 14:10 | Nga Ekonomia Online

Jesse Lingard nuk bënë pjesë në listën e Gareth Southgate.

Southgate do ta publikojë sonte listën prej 26 futbollistëve me të cilët do të garojë në “Euro 2020”, transmeton lajmi.net.

Në ketë listë nuk do të jetë i përfshirë Lingard, përkundër formës fantastike që kishte këtë sezon në Premier League.

Futbollisti i Manchester United, Lingard, ishte i huazuar tek West Ham United këtë edicion, ku shkëlqeu duke realizuar nëntë gola dhe pati pesë asistime në 16 ndeshje të zhvilluara në Premier League.

Përkundër këtyre statistikave, përzgjedhësi i Anglisë, Southgate, nuk ka vendosur që ta përfshijë në listë mesfushorin.

Të ngjashme