Lionel Messi: Argjentina është gjithmonë kandidat që ta fitojë Botërorin

Prishtinë | 05 Qer 2018 | 13:03 | Nga

Lionel Messi ka thënë se kombëtarja e tij, Argjentina, është gjithmonë kandidate që ta fitojë Kampionatin Botëror.

“Do të jetë e rëndësishme që të përgatitemi mirë, sepse në kualifikime ne po luftonim deri në fund dhe nuk kishim kohë që ta përgatisnim veten”, ka thënë Messi për Paper Magazine.

“Ende duhet që ta bëjmë veten më të fortë si ekip në mënyrë që të jemi në garë për të fituar dhe të jemi në nivelin e njëjtë me ekipet tjera si Franca, Gjermania, Brazili ose Spanja”.

“Por ne kemi një grup të mirë lojtarësh dhe ekipi i Argjentinës do të jetë gjithmonë kandidat që të fitojë, s’ka rëndësi se si arrijmë aty”.

“Ne gjithmonë synojmë që të fitojmë dhe do të tentojmë që të shkojmë ngadalë por fuqishëm që të avancojmë në garë”.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme