Lionel Messi dikur kishte zbuluar lojtarin që e kishte mahnitur në fushë – nuk është Ronaldinho

Prishtinë | 12 Maj 2020 | 16:57 | Nga Ekonomia Online

Kur gjashtë herë fituesit i Topit të Artë vlerëson një lojtar, atëherë ai duhet të ketë diçka shumë speciale.

Ylli argjentinas e ka vlerësuar shumë lartë Andres Iniestan, duke thënë se ai është ishte i mahnitur me lojën që bënte spanjolli.

Nga viti 2004 deri në vitin 2018, mesfushori dhe Messi e kishin ndarë fushën së bashku, duke arritur shumë suksese.

Image: PA

“Kur ju jeni një fëmijë që luan në rrugë, ju merrni me vete shumë gjëra kur luani në futbollin profesionist”, kishte thënë ai.

“Ju mësoheni që të luani me lojtarë më të vjetër dhe nuk ndryshoni lojën tuaj, pasi jeni mësuar me atë”.

View image on Twitter

“Andres dhe unë jemi shumë të afërt, pasi që të dy e përdorim shumë trupin tonë për t’i shmangur kundërshtarët, por ai kishte diçka që më mahniste”.

Image: PA

“Kur mendoni se ju do ia merrni topin atij nga këmba, por ju nuk mundeni. Ai nuk është shumë i shpejtë, por ka aftësi të largohet shumë shpejtë nga kundërshtari”, ka shtuar më tej 32-vjeçari.

Dyshja kanë fituar tetë La Liga, katër Liga të Kampionëve, dhe disa trofe të tjerë në kohën kur luanin së bashku. 

Të ngjashme