Lionel Messi, fiton Topin e Artë të gjashtë në karrierë

Prishtinë | 02 Dhj 2019 | 22:07 | Nga Ekonomia Online

Lionel Messi edhe zyrtarisht e ka fituar Topin e Artë të gjashtë në karrierë.

Ylli argjentinas arriti të merrte për të gjashtën herë në duart e tij çmimin prestigjioz dhe në të njëjtën kohë ka shkruar histori

32-vjeçari është bërë lojtari i parë në histori të futbollit që arrin të fitojë gjashtë Topa të Artë.

Argjentinasi rivalizohej nga Cristiano Ronaldo që po ashtu kishte pesë trofe të tillë, por sonte asi i Barcelonës e ka kaluar.

Në garë për çmimin më të madh individual, ishin 30 lojtarë, por që Messi, portugezi dhe Virgil van Dijk ishin në listë të ngushtë.

Reprezentuesi i Argjentinës tani me këtë Top të Artë të fituar duket se do ta mbyllë karrierën e tij pa u rivalizuar nga askush, pasi Ronaldo tashmë është 34-vjeçar dhe mund mos ta arrijë topin e tij të gjashtë. 

Të ngjashme