Lionel Messi merr vendimin për të ardhmen e tij

Prishtinë | 08 Shk 2020 | 10:05 | Nga Ekonomia Online

Lionel Messi ka marrë vendimin për të ardhmen e tij pas zënkës me drejtorin sportiv të Barcelonës, Eric Abidal.

E ardhmja e Lionel Messit te Barcelona është parë në rrezik, kur gjashtë herë fituesi i Topit të Artë kritikoi publikisht Erik Abidal, me këtë të fundit që kishte deklaruar se disa lojtarë të kampionëve të La Ligas, nuk bënë më të mirën kur skuadra drejtohej nga Ernesto Valverde.

Kjo përplasje hapi shumë spekulime se Messi do të shfrytëzonte klauzolën që ka në kontratën e tij, për t’u larguar falas gjatë verës.

Por, gjeniu argjentinas nuk e ka ndërmend të largohet nga ‘Camp Nou’.

Burime të afërta me lojtarin kanë thënë për media të shumta se 32 vjeçari planifikon t’i shkojë deri në fund marrëveshjes aktuale që përfundon në vitin 2021, për të vendosur pastaj për të ardhmen.

Të ngjashme