Lionel Messi pritet të zgjatë kontratën e tij me Barcelonën

Prishtinë | 24 Qer 2021 | 15:41 | Nga Ekonomia Online

Lionel Messi pritet të zgjatë kontratën e tij me Barcelonën.

Leo do të nënshkruajë kontratën e tij të re me Barçan deri në qershor 2023.

Ka akoma disa klauzola që duhen rregulluar në përmbajtjen e kontratës para nënshkrimit dhe zyrtarizimit të marrëveshjes.

Sipas Fabrizio Romano, Babai dhe vëllai i Messit pritet të jenë me Leon në Argjentinë për ditëlindjen e tij për të diskutuar dhe kompletuar detajet pasi është një kontratë speciale, njofton Klankosova.tv

Kjo është arsyeja pse nuk ka ende asnjë njoftim ose deklaratë zyrtare, por konsiderohet thjesht çështje kohe.

Të ngjashme