Lippi: De Ligt më i mirë sesa Maldini apo Cannavaro

Prishtinë | 30 Qer 2019 | 15:41 | Nga Ekonomia Online

Trajneri i fundit që fitoi Kupën e Botës me Italinë, Marcello Lippi, ka dhënë një deklaratë mjaft interesante.

Lippi ka thënë se Matthijs de Ligt, i cili pritet të transferohet tek skuadra e Juventus, është më i mirë sesa Paulo Maldini apo Fabio Cannavaro, në moshën e tij.

19 vjeçari i cili aktivizohet si qendër mbrojtës pritet të lë skuadrën e tij të fëmijërisë për të kaluar në Serie A, dhe trajneri italian beson se i riu do t’ia dalë mjaft mirë.

“Besoj se lojtari që do të ishte më i miri për  Juventus do të ishte De Ligt. Mendoj se është shumë i fortë. Është fizikisht i përgatitur dhe ka inteligjencë të lartë në futboll. Ai të jep balancë dhe është teknikisht i mirë” ka thënë Lippi për ‘Tuttosport’, transmeton lajmi.net.

“Nuk ka nevojë për krahasime, por kam parë mbrojtës të mëdhenj si Nesta, Maldini, Ferrara e Cannavaro. Nuk kam parë asnjë si De Ligt në moshën e tij” ka thënë tutje trajneri italian.

Juventus pritet që nesër të zyrtarizojë transferimin e De Ligt, për shumën e 67 milionë eurove + 13 milionë bonuse. Lojtari do të fitojë 8 milionë + 4 milionë bonuse, në pesë vite kontratë.

Të ngjashme